Ish-deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se pret që si parti të dalin mjaftë mirë në këto zgjedhje.
Ajo ka thënë se vendi ka nevojë për një zgjim dhe se kohë është më 28 dhjetor.
“Pres që PDK të dalë mjaft mirë në këto zgjedhje, aq sa ta nxjerrë Kosovën nga agonia ku e ka futur Albin Kurti. Falë strukturave të mirëorganizuara dhe votuesve besnikë e atdhedashës, PDK vazhdon të mbetet forcë kryesore në vend. Duke pasur parasysh punën e vazhdueshme në terren, besoj se kjo do të reflektohet edhe në rezultat. Kosova ka nevojë për një zgjim dhe koha është me 28 dhjetor”, deklaroi ajo.






