23.9 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Musliu: Policia nuk guxon të trajtohet me lëmoshë, duhet trajtim dinjitoz

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Armend Mehaj, i cili ka njoftuar se disa institucioneve private shëndetësore me vullnetin e mirë të tyre kanë treguar gatishmëri për të ofruar shërbime të përgjithshme mjekësore për të gjithë pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se Policia e Kosovës nuk mund të të trajtohet me ndihma apo lëmoshë.

Musliu tutje thotë se policia meriton trajtim dinjitoz.

Postimi i saj i plotë:

E vlerësoj qëllimin e mirë të z. Armend Mehaj dhe dhe vullnetin fisnik të institucioneve private që ofrojnë zbritje për shërbime shëndetësore ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. 🇽🇰
Por një gjë duhet ta themi hapur: Policia e Kosovës nuk guxon të trajtohet me ndihma apo lëmoshë, sado me zemër të madhe të jenë ato.
🔹 Policia meriton pagë dinjitoze.
🔹 Meriton pension të sigurt dhe të drejtë.
🔹 Meriton sigurim shëndetësor të garantuar nga shteti, jo zbritje 25%, por mbulim 100% të trajtimeve shëndetsore.
Ndihmat private janë për raste të jashtëzakonshme. Por kujdesi për Policinë duhet të jetë përgjegjësi e përhershme shtetërore, jo gjest simbolik.

🛑 Është koha të flasim për politika, jo për lëmoshë.

Të ngjashme

Të fundit