Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë, PDK-ja ka treguar mbështetje për Policinë e Kosovës.
“Policia e Kosovës edhe kësaj radhe e ka dëshmuar që është një polici në të cilën është investuar për 25 vite dhe është një polici me standard të larta profesionale”, ka thënë Musliu në emisionin “Debat” në RTV Dukagjini.
Musliu ka thënë se Policia e Kosovës e dëshmoi se është e përgatitur dhe kompetente për të menaxhuar situata sikur ato që i kishim në veri.
“Edhe kësaj radhe Policia e Kosovës e dëshmoi se është e përgatitur dhe kompetente për të menaxhuar situata sikur që i kishim në veri”, ka thënë tutje ajo.
Kujtojmë që të dielën e 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terrorist serb.
Nga ky sulm mbet i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë, i cili tashmë është shpallur hero, i plagosur polici Alban Rashiti dhe disa të tjerë të lënduar.
Derisa Policia e Kosovës ka vrarë tre persona nga ky grup terrorist serb.