2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Musliu për Haxhi Avdylin: 14 shkurti ka sjellë gjithçka, ai nuk është as politikan

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj deklaratave të Haxhi Avdylit, i cili krahasoi Musliun me Ana Brnabiqin dhe Aleksnadar Vulinin.

Duke kritikuar paraqitjen e deputetes së PDK-së Ganimete Musliu në një tubim në diasporë, ku u kërkonte mërgimtarëve që të mos e përkrahin “Fondin e Sigurisë”, Avdyli shkoi shumë larg duke vendosur atë në një fjali së bashku me zyrtarë serbë që mohojnë shtetin e Kosovës.

Aterimi i një avioni ushtarak britanik në Kosovë është bërë temë edhe nga Avdyli. Ai tha se ardhja e tij po “tmerron” Ana Brnabiqin, Aleksandar Vulinin dhe Ganimete Musliun. Tutje ai krijoi disa analogji edhe mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, dhe idesë të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Musliu në emisionin DPT te Fidani në T7 iu është përgjigjur në këtë mënyrë kësaj deklarate.

“Nuk dua që të merrem shumë me këto deklarata por më pëlqeu një reagim i Hajdar Beqës lidhur më këta  kur tha se këta nuk janë as politikanë. 14 shkurti ka sjellë gjithçka, thjesht. Nuk e di si një doktor mund të merret me disa prej këtyre gjërave. E dimë se për çfarë është i akuzuar ai. Së pari duhet të pastrojë emrin e tij”, thotë ajo. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit