Home Lajme Musliu: PDK-ja kurrë nuk ka biseduar në mënyrë tinëzare me Listën Serbe për çështje të rëndësishme

Musliu: PDK-ja kurrë nuk ka biseduar në mënyrë tinëzare me Listën Serbe për çështje të rëndësishme

0
Musliu: PDK-ja kurrë nuk ka biseduar në mënyrë tinëzare me Listën Serbe për çështje të rëndësishme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka folur për raportet që kjo parti i ka pasur me Listën Serbe gjatë kohës sa ka qenë në pushtet.

Musliu ka thënë se asnjëherë nga kjo parti nuk kanë folur në mënyrë tinëzare me Listën Serbe apo persona të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për çështje të rëndësishme.

“Ne e kemi kuptuar që nga shpallja e pavarësisë dhe që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e kemi kuptuar që kategoritë minoritare në këtë rast minoritetet e Kosovës janë kategori kushtetuese dhe në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës i kemi trajtuar ashtu siç e kanë merituar dhe siç është rregulluar me Kushtetutë dhe me ligje, por në asnjë formë dhe në asnjë rrethanë nuk kemi ndonjë rast, kur Partia Demokratike në mënyrë tinëzare negocion për çështje të ndjeshme e shumë të rëndësishme diskuton qoftë me Listën Serbe apo edhe me persona të cilat janë në Listën e Zezë të Amerikës”, ka thënë Musliu në Këndin e Debatit në Tëvë1.

Ajo ka shtuar se në përgjime nuk ka folur Kusari-Lila, por Lëvizja Vetëvendosje.

“Sa i përket pjesës së dytë që na ka akuzuar Lëvizja Vetëvendosje shpesh, unë do e bëja një kundërpyetje. Më trego çka dhe kë nuk e ka akuzuar Vetëvendosja deri më tani. Çdo gjë që është bë në këtë vend VV e ka kundërshtuar, e ka kundërshtuar madje edhe pavarësinë e Kosovës…Unë nuk kam ardhur sot të komentoj ndoshta se çka na ka thanë neve Vetëvendosja por të flas për aktualitetin politik dhe çka po vepron VV në pushtet. Ju në fillim thatë se Mimoza Kusari-Lila është përgjuar dhe kanë dalë diskutimet me Simiqin e Radojiçiqin. Unë këtu nuk mendoj që ka folur Mimoza por Lëvizja Vetëvendosje. Por në fund të ditës kush është Mimoza-Kusari, çka përfaqëson Mimoza-Kusari?”, ka shtuar Musliu në Këndin e Debatit në Tëvë 1.

Exit mobile version