12.8 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Musliu: PDK duhet dhe do të kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës

- Advertisement -

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me qytetarët në Skënderaj. Ajo ka thënë se PDK do të “kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës”.

Ajo ka shtuar se “qëndrueshmërinë e votuesve tanë duhet ta përkthejmë në program politik për fitore”.

“Kosovës i duhet PDK-ja, PDK-së i duheni ju. Partia Demokratike e Kosovës, nuk është thjeshtë parti politike, Partia Demokratike është sakrifica dhe lufta për liri, është historia e pavarësisë, shtetndërtimit dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Partia Demokratike është zëri i atdhedashurisë.  Prandaj PDK duhet dhe do të kthehet fuqishëm për të ndalë zhbërjen e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës.  Ky ishte tenori i debatit tim me qytetarët e Skenderajt.  Këtë ndjenjë qytetare ne duhet ta marrim me seriozitet sepse është ndjenja që këtë popull dhe këtë vend e mbajten të papërkulur me mijëra vjet. Atdhedashurinë dhe krenarinë e votuesve tanë, ne duhet ta komportojmë në vizion politik për të ardhmen e Kosovës.   Qëndrueshmërinë e votuesve tanë duhet ta përkthejmë në program politik për fitore. Faleminderit shumë për secilin prej jush që ishit prezent dhe u bëtë pjesë në këtë bashkëbisedim.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit