23.4 C
New York
Monday, September 15, 2025

Buy now

Musliu pas protestës në Hagë, qytetarëve: Treguat se zëri i drejtësisë nuk hesht

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka falënderuar të gjithë personat që morën pjesë në protestën e sotme në Hagë, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Protestuesve, Musliu u tha; “treguat se zëri i drejtësisë nuk hesht, dhe se ndërgjegjja jonë kolektive nuk lejon që e vërteta të nëpërkëmbet”.

“Një bravo e madhe gjithashtu për të gjithë ata që, në çfarëdo forme, e kanë përkrahur këtë protestë, qoftë me pjesëmarrje fizike, me fjalë, me përhapjen e mesazhit, në rrjete sociale e media apo edhe me mbështetje morale nga larg”, shkruan Musliu.

Të ngjashme

Të fundit