Musliu: Nuk është problemi te nafta, por te Albin Kurti – qëllim e ka me shkatërru Kosovën

- Advertisement -

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu e cilësoi mashtrues kryeministrin Albin Kurti, teksa i tregoi se ku t’i gjejë paratë për subvencionimin e naftëtarëve, raporton EO.

Sipas saj, nuk është problemi më i madh rritja e çmimit të naftës, por Kurti i cili “qëllim e ka me shkatërru Kosovën”.

“Jemi mësu me dëgju këtë mashtruesin që e kam këtu, po shpresoj që edhe ju keni fillu me kuptu mashtrimin e tij. Ky ka qejf me tregu përralla. Unë po ia ofroj një zgjidhje shumë konkrete, kryeministër nuk ke nevojë me ia ndalë paret as lehonave as pensionistëve as studentëve, as askujt. Veç zvogëlo kabinetin qeveritar, bëje me 12 ministri qysh e ke premtu të dalin pare për me subvencionu naftën. E ke bërë kabinetin me 20 ministri si me qenë Kosova, Kinë. Për me ardhë në pushtet ke thënë që Kosovës nuk i duhen më shumë se 12 ministri. Mjetet që i kursen prej ministrive të dalin mjaftueshëm për subvencionimin e naftëtarëve”, tha Musliu, në seancën plenare për situatën ekonomike në vend pas rritjes së çmimit të karburanteve

Të ngjashme

Të fundit