Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka komentuar deklaratat e ish-ndihmëssekretatrit amerikan i Shtetit, James Rubin që po dëshmon në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, pro ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai ka thënë se në Hagë ka filluar të dëshmohet pafajësia dhe çiltërsia e UÇK-së, teksa ka publikuar edhe një video ku shfaqet gjenocidi që ushtrohej në pranverën e 1999’ës.
“Në Hagë ka filluar të dëshmohet pafajësia dhe çiltërsia e UÇK-së! Ndërsa në video gjeni pamje të popullit shqiptar, ndaj të cilit po ushtrohej GJEN🩸CIDI në pranverën e vitit 1999!”, ka shkruar Musliu në ‘facebook’.