28.7 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

Musliu: Milan Radoiçiq ka shpërblyer me një banesë Aleksandar Arsenijeviqin në Vrnjacka Banja

- Advertisement -

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka bërë një reagim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka hedhur akuza serioze ndaj Aleksandar Arsenijeviq, ish-aktivistit serb në Kosovë, duke pretenduar se ai është shpërblyer nga Millan Radoiçiq për angazhimin e tij në përpjekjet për destabilizim të veriut të Kosovës.

Sipas Musliut, Arsenijeviq, i njohur më herët si “opozitar” i Listës Serbe, pas arratisjes së tij në Serbi është strehuar në një banesë në qytetin Vrnjaçka Banja, të cilën ia ka dhuruar vetë Radoiçiq, si “shpërblim për detyrat e kryera me sukses”.

“Arsenijeviqi, i cili me vite është njohur si aktivist i shoqërisë civile, në prapaskenë ka ndihmuar zbatimin e agjendave destabilizuese të Beogradit në veri të Kosovës,” – ka shkruar Musliu.

Tutje, ai ka kujtuar se gjatë një bastisjeje në qershor në vilën e Arsenijeviqit në fshatin Vallaç, policia kishte gjetur një arsenal të tërë armësh. Kjo vilë, sipas Musliut, është ndërtuar nga kompania RAD 028, që figuron në listën e zezë të SHBA-së dhe në letra menaxhohet nga Radulle Steviq, por në realitet është në pronësi të Millan Radoiçiqit.

Sipas Musliut, vila ka shërbyer më herët si bazë për organizata kriminale si “Mbrojtja Civile” dhe “Severna Brigada”, për vëzhgim të Policisë së Kosovës dhe KFOR-it.

Në përfundim, Musliu ka ngritur alarmin për përpjekjet e vazhdueshme të strukturave serbe për të shfrytëzuar individë dhe organizata të caktuara për qëllime propagandistike e destabilizuese ndaj Republikës së Kosovës, duke i fshehur pas profileve të “aktivistëve të shoqërisë civile”.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

Të fundit