Zëvendësministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës sot kanë më shumë para sesa dhjetë vjet më parë.
Lidhur me këtë deklaratë në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar edhe Ganimete Musliu, nga Partia Demokratike e Kosovës, ku thotë se Liza Gashi është personi i cili e mbolli farën e përçarjes në Mërgatë.
“Liza Gashi është personi i cili e mbolli farën e përçarjes në Mërgatë. Ajo shkoi atje përmes një dere të vogël të quajtur OJQ-Germini, mblodhi të dhënat e mërgatës dhe i seleksionoi për monstrumin politik që po i qëndronte mbrapa”, tha ajo.
Musliu gjithashtu i’u drejtua Gashit me tone të ashpra, duke e quajtur ‘grua të keqe dhe llaskuce’, e cila sipas saj nuk ka asnjë parim në jetë përveç lekut dhe e cila mori miliona për Germinin-in e vet.
“Sot, kjo grua e keqe dhe pa asnjë parim në jetë përveç lekut del krah monstrumit politik dhe thotë që qytetarët kanë më shumë pare se më përpara. Kjo llaskuce që mori miliona për Germin-in e vet kur beri krahasimin e te ardhurave, nuk mori mundin te beje edhe krahasimin e çmimeve te cilat janë të papërballueshme. Nuk tha që qytetarët janë me kredi e që banka ua rrëmben gjysmën e pagës ende pa e parë me sy”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera ajo shtoi se Liza Gashi do të mbetet gjithmonë masha e Dejonës, masha që u përdor për të përçarë mërgatën në këmbim me lekun.
“Liza Gashi, do të mbetet gjithmonë masha e Dejonës. Masha që u përdor për të përçarë mërgatën në këmbim me lekun. Do te mbahet mend si perfituesja milionave që e mamipuloi mërgatën për agjendën populiste të Albinit dhe Dejones”, përfundoi ajo.






