Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu vlerëson se kryeministri Albin Kurti po e manipulon opinionin publik përmes “populizmit ekstrem”.
Ajo ka thënë se Kurti dhe profesionalizmi “janë dy botë të kundërta”.
“Arma e Albin Kurtit për të manipuluar opinionin publik nuk është as nacionalizmi dhe as patriotizmi. Të mos flasim fare për profesionalizëm, sepse profesionalizmi dhe Albini janë dy botë të kundërta. Arma e tij e vetme dhe e shëmtuar është populizmi ekstrem. Por kjo armë e shëmtuar dhe e dëmshme me të cilën ai demonizoi kundërshtarët politikë dhe shkatërroi shpresat e shumë qytetarëve të Kosovës ka filluar të ndryshket”, ka shkruar Musliu në Facebook.