Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ganimete Musliu në Ditën e Presidentit, ka kujtuar ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë.
Teksa ka thënë se ish presidenti Thaçi po vazhdon të përballet me gjyqin politik më të turpshëm në histori, Musliu ka thënë se “luani do të jetë gjithmonë luan edhe nëse është pas hekurave”.
“24 Maj, Dita e Presidentit! Presidenti ynë vazhdon të përballët me gjygjin politik me të turpshëm në historinë e drejtësisë në botë! Në këtë kohë të të ligëve me erdhi ndërmend një thënjë qe pata lexu dikund:”Luani do të jetë gjithmonë luan, edhe nëse është pas hekurave…Qeni edhe po të ulët në ndonjë fron, gjithmonë qen do mbetët….” Paq shëndetin PRESIDENT! “, ka shkruar Musliu në Facebook.