Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka uruar publikisht Memli Krasniqin për riygjedhjen si kryetar i partisë në Konventën e 11-të.
“Sot, në Konventën e 11-të, Memli Krasniqi mori jo vetëm votën e delegatëve, por edhe vulën e besimit për të vazhduar një rrugëtim që mishëron vizion, vendosmëri dhe përkushtim ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe shtetndërtimit.”
Në mesazhin e saj, Musliu ka theksuar edhe mungesën e liderëve historikë të PDK-së, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët, siç tha ajo, “padrejtësisht mbahen larg nesh, në Hagë”, teksa shtoi se prania e tyre do të ishte një forcë për të gjithë.
“Si kolege dhe bashkudhëtare në shumë prej kapitujve sfidues e vendimtarë të rrugës sonë politike, ndihem krenare ta uroj nga zemra për konfirmimin e mandatit si kryetar i Partisë. Në këtë ditë të rëndësishme, nuk mund të mos ndjejmë mungesën e liderëve tanë historikë , të atyre që na udhëhoqën me guxim në momentet më të vështira të historisë sonë dhe që sot padrejtësisht mbahen larg nesh, në Hagë: Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryetari Kadri Veseli. Prania e tyre do të ishte nder dhe forcë për secilin prej nesh.”