Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për premtime që i ka dhënë dhe nuk i ka mbajtur.
Musliu ia ka kujtuar kryeministrit Kurti premtimet e tij të dikurshme se do t’i ulte çmimet e produkteve bazike, përfshirë çmimin e energjisë elektrike.
“Z. Kurti ka trumbetuar me të madhe se me marrjen e pushtetit nga ai, do të ulet çmimi i rrymës, do të ulet çmimi i ujit, do të ulet çmimi i derivateve, bukën do ta blejnë më lirë qytetarët, qumështi, vaji, vezët do të kenë çmim të lirë. Bile në atë kohë guxonte të caktonte edhe çmime të lira populiste edhe për produktet ushqimore që janë në treg”, tha ajo në Kuvend.
Deputetja Musliu vazhdoi me kritikat, ndërsa mes tjerash i tha Kurti dhe Qeverisë së udhëhequr prej tij se “as nuk dini, as nuk ngoni”.