Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për situatën aktuale politike e të sigurisë në vend në formë ironike.
Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se përderisa në Kosovë po rrezikohet siguria dhe integriteti, ne po merremi me “tëmthin” e presidentes Osmani, duke iu referuar raportimeve të shumta për operimin e saj në një Klinikë Private.
Musliu ka përmendur edhe Fondin e Sigurisë, për të cilin s’dihet gjë se çka ka ndodhur.
Postimi i plotë i Musliut:
Kosovës po i cenohet siguria dhe integriteti e në merremi me “tëmthin” e Vjosës!
E mramta me hajër! Ama me “fondin e sigurise” kush se din çka o ka bahet.