Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti pasi ky i fundit tha se nuk do t’iu kthej përgjigje atyre që nuk i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.
Këtë deklaratë të Kurtit, Musliu e ka cilësuar si diktatoriale.
Tutje, ajo kërkoi nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla të mos ia “mbajë zhagun” Kurtit.
“Me ardh qeveria me na qitë kushte kjo është diktaturë por s’do të lejojmë të instalohet këtu. Po i bëj thirrje Xhelal Sveçles mbledhe kabinetin nga Belvedere e sjelle në Prishtinë e bindi deputetët që të votojnë që policëve t’iu rriten pagat. Mos ia mbajë zhagun Albin Kurtit”, tha Musliu.