22 C
New York
Wednesday, August 6, 2025

Buy now

Musliu kërkon mobilizim të qytetarëve për protestën e nesërme: Kur hesht bota, flasim ne

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ftuar qytetarët të dalin në protestën e nesërme për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.

Musliu thotë se nesër nuk protestohet për të sulmuar drejtësinë, por për të mbrojtur të vërtetën, shkruan IndeksOnline.

“Gjykata Speciale ka devijuar nga misioni i saj. Ajo po ndjek çlirimtarët, ndërsa kriminelët e vërtetë ecin të lirë. Ne nuk heshtim” u shpreh mes të tjerash Musliu.

Ky është postimi i plotë i saj:

KUR HESHT BOTA, FLASIM NE.

Nesër nuk protestojmë për të sulmuar drejtësinë, protestojmë për të mbrojtur të vërtetën.
Gjykata Speciale ka devijuar nga misioni i saj.
Ajo po ndjek çlirimtarët, ndërsa kriminelët e vërtetë ecin të lirë.

Ne nuk heshtim.

Kur drejtësia bëhet selektive, është detyrë e popullit të flasë.
Për UÇK-në. Për dëshmorët. Për viktimat e luftës. Për çlirimtarët. Për të ardhmen tonë.

🗓️ Nesër 7 Gusht
Në Prishtinë.
🕓 Ora 17:00
Në Sheshin Skënderbeu

🇽🇰 Zëri ynë është më i fuqishëm se heshtja e botës.

#KurHeshtBotaFlasimNe #UÇK #DrejtësiJoPadrejtësi #Kosova #liriperçlirmtaret #liriakaemer

Të ngjashme

Të fundit