1.9 C
New York
Wednesday, February 18, 2026

Buy now

Musliu kërkon dëgjim publik për rastin e largimit nga Radio Televizioni i Kosovës, Komisioni paralajmëron ftesë për bordin e RTK-së

- Advertisement -

Në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal është diskutuar çështja e raportimeve për largimin e një punëtoreje nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), për të cilën është ngritur dyshimi se mund t’i jetë bërë padrejtësi, raporton Ekonomia Online.

Anëtarja e komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, propozoi që në një dëgjim publik të ftohen drejtori i RTK-së dhe punëtorja në fjalë, në mënyrë që komisioni të dëgjojë të dyja palët para se të nxjerrë një konstatim.

“Unë kam një kërkesë tjetër jemi dëshmitarë të gjithë se gjatë kohës së fundit është raportu për largimin e një punëtorje nga RTK që dyshohet se ju ka bërë e padrejtë uën mendoj si komision parlamentar me ftu edhe drejtorin e rtk edhe punëtoren në fjalë në një dëgjim para këtij komisioni. Unë mendoj që ky komision duhet të merr sot një vendim se kur mund ti ftoj këto dy trupa në këtë aspekt që t;i dëgjojmë rrëfimet e tyre dhe më pas të dalim me një konstatim. E di se është bërë shumë e madhe në media ka pasë reagime edhe të deputetëve edhe të shoqërsie civile e të gjithëve,por të vërteten duhet ta dëgjojmë nga ata dy dhe nëse pajtoheni edhe ju do të doja që sot ta marrim një vendim që ti drejtojmë një kërkesë së pari drejtorit të RTK-së se është mirë fillimisht me dëgju institucionin e më pas të njëjten ditë më vonë apo ditë tjetër edhe punëtoren në fjalë që ta dëgjojmë”,tha ajo.

Kryesuesja e Komisionit, Ariana Musliu-Shoshi, e cilësoi si me vend propozimin, duke theksuar se komisioni do të shqyrtojë hapat e mëtejmë në përputhje me kompetencat ligjore.

“Propozim me vend dhe e kemi me mendu si komision kemi të drejtë ta ftojmë bordin e RTK-së prandaj do e ftojmë bordin javën që vjen pas të martes, pasi ta miratojnë fushëveprimin e komisonit. E dimë që bordi është jo funksional dhe do e shikojmë edhe ligjin në fjalë me pa së kë kemi të drejtë ta ftojmë në këtë komision dhe kush do i përfaqësoj”, tha Musliu-Shoshi.

Ndërkohë, anëtari i komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Egzon Azemi, tha se ndonëse çështja është diskutuar, duhet pritur veprimet e organeve të tjera para se komisioni ta marrë në shqyrtim.

“Sa i përket kësaj cështje po jemi informu dhe të ardhmes do të ishte i rrugës që të merret ky propozim por fillimishit janë disa organe të tjera që e kanë për obligim me i marr disa hapa pastaj mund ti hapet rruga komisionit. Por me sjell fillimisht në komision konsideroj që më shumë e politizon këtë cështje se sa mundet me kontribu në një zgjidhje të duhur”, tha Azemi.

Të ngjashme

Të fundit