Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shpjeguar një foto të saj që e ka shpërndarë në rrjete sociale ku shihet në mes të një ferme të misrit.
Ajo thotë në emisionin DPT te Fidani në T7 se ka
dashur të përgëzoj fermerin për punën e bërë pasi misri ishte i lartë.
“Fotografinë e kam hedhur unë në Facebook. Po i shoh këta “beretat e kuqe” të VV-së po mundohen të bullizojnë me këtë fotografi që e kam bërë vet dhe e kam shpërndarë. Para se me dalë në konspiraci, ju tregoj se fotoja është bërë në Terstenik të Pejës. Tash që jam anëtare e komisionit të, tash spo them bujqësi, pasi këta të VV-së ia kanë lënë për ambient. Pasi nuk po i kuptojmë mirë hallet e bujqve, kam dalur në terren dhe këtu kam qenë në rajonin e Pejës. Fillimisht duhet të imë se në cilin muaj mbillet misri. Sa duhet të që të dalë. Pra unë jam 1.75 centimetra, dhe misri është pak më lart se unë. Me këtë rast dua të përgëzoj fermerin”, tha ajo.
Musliu shtoi se ajo ishte një foto edhe me një
mesazh për qeverinë.
“Ka të bëjë pak edhe me festivalin e
shtalbave. Edhe pse na largohen festat, unë i përgëzoj bujqit që i kemi”, tha ajo.