10 C
New York
Tuesday, March 18, 2025

Buy now

Musliu i reagon Speciales për Thaçin: Gjykatë e turpit, po abuzon me çdo vlerë njerëzore

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur akt të turpshëm vendimin e Gjykatës Speciale për të mos e lejuar ish-presidentin Hashim Thaçi në varrimin e babait të tij, Haxhiut.

“DHOMAT E POLITIZUARA të Kosovës në Hagë, edhe njëherë po demonstron forcën në vend të drejtësisë duke e penguar djalin të marrë pjesë në varrimin e babait të vet”, ka shkruar Musliu në Facebook.

“Kjo nuk është drejtësi, ky është një akt i turpshëm që dëshmon se sa larg mund të shkojë kjo gjykatë e cila po e turpëron drejtësinë në thelbin e saj”.

“Vendimi për të mos e sjellë Presidentin në varrim të babait të tij është edhe një provë shtesë se kjo gjykatë e turpit tonë kolektiv po abuzon me çdo vlerë njerëzore”.

Musliu ka kërkuar që parlamenti që e ka bërë të mundur Specialen ta zhbëjë atë.

“Asnjë gjykatë dhe asnjë gjykatës i shitur për interesa puro politike nuk do t’ia dalë të përbaltë çlirimtarët e kësaj toke”.

“Krenaria jonë do ta sfidon çdo prepotencë ndërkombëtare të kamufluar nën petkun e drejtësisë”.

“Ka ardhë koha që organi që e bëri te mundur këtë fars të drejtësisë ndërkombëtare, ta çbëjë!”.

“Jemi me Ty, President! Zoti ta shtoftë durimin dhe të dhuroftë forcën për të përballuar dhimbjen për humbjen e babait tënd. Qëndro stoik siç ke qëndruar gjithmonë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit