18.5 C
New York
Saturday, September 20, 2025

Buy now

Musliu i reagon Muratit: Deri dje i quanit mercenarë e kriminelë, sot papritur po besoni në pafajësinë e tyre

- Advertisement -

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, dje është deklaruar sa i përket procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish krerëve të UÇK-së, ku tha se besojnë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së.

Ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë pra në pafajësinë, që gjykata megjithatë të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për të gjithë ata që po gjykohen atje dhe të kthehen këtu dhe pastaj janë çështje të tjera, ato çka kanë ndodhur sa i përket procesit të qeverisjeve. Por sa i përket gjykatës speciale si të tillë qysh e kemi thënë atëherë e kemi të njëjtin qëndrim që ka qenë dhe është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së”, deklaroi ai.

Sot, rreth kësaj deklarate ka reaguar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila s’është se i besoi fort kësaj deklarate.

“Sa herë që do populli, i kthen në binarë edhe ata që e kanë humbur rrugën. Kur pushteti i verbon njerëzit, fjala e tyre bëhet e rëndë, përçmuese, shpesh edhe e pabesë. Deri dje i quanin mercenarë e kriminel ata që dhanë gjithçka për këtë vend. I etiketuan, i fyen, u hodhën baltë mbi sakrificën sepse politika pa dinjitet, nuk ka as kufij në fyerje. Sot, papritur, i njejti zë zë del e thotë “besojmë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së”. A është kjo e sinqert? Apo është vetëm frika nga zgjimi i popullit që s’pranon më lojëra me emrin e atyre që luftuan?

Populli e ka një virtyt të rrallë. Pret, vëzhgon, por nuk harron. Dhe kur e sheh se fjalët e djeshme nuk përputhen me deklaratat e sotme, nuk hesht. Sepse sa herë që do populli e zbulon hipokrizinë, ua tregon vendin dhe i kthen në binarë edhe ata që s’marrin vesh. Populli s’ka nevojë për të dëgjuar deklarata të rehatshme. Populli sot ka nevojë për të mbrojtur të vërtetën, për të ruajtur nderin e luftës, dhe për t’i treguar kujtdo që tallet me historinë se heret a vonë do te përballet me popullin”, tha Musliu.

Të ngjashme

Të fundit