Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, për deklaratën e tij për zgjedhje.
Musliu e ka cituar se çfarë ka thënë Kurti për të vazhduar pastaj me rikujtimin e deklaratës së ish-kryeministrit, Isa Mustafa.
Ajo ka thënë se qytetarët nuk e durojnë arrogancën e pushtetarëve.
Postimi i plotë:
Albini paska thënë se: “… që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”
A ju kujtohet Isa Mustafa kur pat thënë Prishtinen e fitoj me duar në xhepa? Nga atëher LDK-së ju patën dashtë 8 vjet me kthy e pushtetin. Qytetaret nuk e durojnë arrogancen e pushtetarëve!