14.9 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

Musliu i reagon ashpër Kurtit: Për helmimin e shoqërisë fajtori kryesor je ti

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i ka reaguar ashpër kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit pasi ky i fundit para pak ditësh në një takim me diasporën shqiptare në Londër tha se “atmosfera është helmuar, ka xhelozi dhe inati”, dhe për këtë po e ka të vështirë ta formojë Qeverinë.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja thotë se për “helmimin e kësaj shoqërie”, fajtori kryesor, sipas saj, është Albin Kurti .

“Albin Kurti asnjëherë nuk u distancua nga dhuna verbale e ndjekësve të tij. As me një fjalë të vetme, as me një gjest të vetëm. Tani shpresoj që do ta marrësh faturën që e meriton”, ka shkruar Musliu, njofton Klankosova.tv.

 

Të ngjashme

Të fundit