21.5 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Musliu i reagon ashpër, Kurtin e quan “Albin KurTHi” pasi sulmit ndaj krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër kreun e VV-së, Albin Kurti njëherit kryeministër në detyrë, për sulmin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ajo shprehet se me deklaratat e tij në këtë fazë kritike të Gjykatës Speciale, i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, derisa edhe e quan ”Albin KurTHi” po dëshmon se është njëri ndër armiqtë e Republikës, transmeton klankosova.tv.

”Nëse dikush në këtë shtet mund të quhet HAJVAN, atëherë ai është pikërisht ai që sot udhëheq qeverinë.
Duhet me qenë vërtet HAJVAN për të dhënë deklarata kaq të papërgjegjshme, sidomos në një fazë kaq kritike të procesit në Gjykatën Speciale.
Albin KurTHi, me sjelljet dhe fjalët e tij, po i bën dëm Kosovës më shumë se kushdo tjetër.
Kosova ka armiq, por një nga ta është vetë Albin Kurti i cili çdo ditë po punon në drejtim të zhbërjes së shtetit.
#ZHYLL”.

Të ngjashme

Të fundit