10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Musliu i përgjigjet Haradinajt: Kosova është shtet, jo OJQ – Financimi i Ushtrisë duhet të mbështetet në ligj e jo në lëmoshë

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i ka replikuar kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt i cili tha se disa eksponentë të PDK-së janë ngritur kundër Fondit për Siguri.

Musliu ia ka përmendur Haradinajt kohën kur AAK iu kishte bashkuar kryeministrit të tanishëm Albin Kurtit, siç shprehet ajo “me filikaqa në degjenerim të Parlamentit”.

Deputetja e PDK-së i ka thënë Haradinajt se bëjnë mirë të mos i bashkohen Kurtit “në degjenerim të ushtrisë së Kosovës”.

“Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështetet në ligj e jo në lëmoshë.”, ka shkruar Musliu.

Ky është postimi i saj:

Disa eksponent të AAK-së patën gabuar rënd kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa ne degjenerim te Parlamentit, bëjnë mirë mos t’i bashkohen edhe në degjenerim të ushtrisë së Kosovës.
Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh.
E duam ushtrinë me standarde të NATO-s
STOP EKSPERIMENTEVE ME USHTRINË!.

https://fb.watch/cAX2sNmdQJ/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit