3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Musliu: Gjykata Speciale ka devijuar

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu komentet rreth anulimit të vizitës së Trendafilovës në RTK Prime i ka filluar me një batutë: “Na paska marrë në qafë që s’po vjen”, ka thënë ajo.

Tutje Musliu ka thënë se nuk i di arsyet që Trendafilova nuk ka ardhur dhe ka shprehur shpresën se do të jepet një saqrim pse është anuluar vizita e saj.

“Nuk e di çfarë PR ka me ndreq. Nuk është koha që Trendafilova apo kushdo tjetër të vijë në Kosovë për gjoja ta ndreq imazhin e Gjykatës Speciale. Krejt çka duhet të bëjë Trendafilova dhe të tjerët atje, duhet të punojnë drejtë dhe në vijë me atë për çka është themeluar dhe është votuar Gjykata Speciale”, ka theksuar Musliu.

Sipas saj tashmë të gjithë e kanë të qartë se gjithçka ka devijuar në punën dhe proceset e Gjykatës Speciale.

“Ne si Kuvend kemi themeluar një Gjykatë për të trajtuar supozimet dhe të gjeturat e Dick Martyt sipas librit të Carla Del Pontes. E ne e dimë se deri tani askush nuk merret me ato supezime dheçdo raportim që e kemi nga kjo Gjykatë po del që ajo është më shumë se shtet në veti”, ka thënë Musliu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit