16 C
New York
Wednesday, March 19, 2025

Buy now

Musliu: Është koha që Kuvendi ta zhbëjë Gjykatën Speciale

- Advertisement -

Kandidatja për deputete e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, e cila ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babai të tij.

Ajo ka thënë  se kjo nuk është drejtësi, por një akt i turpshëm.

Në profilin e saj në “Facebook”, Musliu ka shkruar që Kuvendi i Kosovës të zhbëj këtë gjykate.

“DHOMAT E POLITIZUARA të Kosovës në Hagë, edhe njëherë po demonstron forcën në vend të drejtësisë duke e penguar djalin të marrë pjesë në varrimin e babait të vet. Kjo nuk është drejtësi, ky është një akt i turpshëm që dëshmon se sa larg mund të shkojë kjo gjykatë e cila po e turpëron drejrësinë në thelbin e saj. Vendimi për mos ta sjellur Presidentin në varrim të babait të tij është edhe një provë shtesë se kjo gjykatë e turpit tonë kolektiv po abuzon me çdo vlerë njerëzore. Asnjë gjykatë dhe asnjë gjykatës i shitur për interesa puro politike nuk do t’ia dali të përbaltë çlirimtarët e kësaj toke. Krenaria jonë do ta sfidon çdo prepotencë ndërkombëtare të kamufluar nën petkun e drejrësisë. Ka ardhë koha që organi që e bëri te mundur këtë fars të drejtësisë nderkombëtare, ta ç’bëjë! Jemi me Ty, President! Zoti ta shtoftë durimin dhe të dhuroftë forcën për të përballuar dhimbjen për humbjen e babait tënd. Qendro stoik siç ke qendruar gjithmonë”, ka shkruar Musliu

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit