-7.3 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Musliu e sfidon Kusari-Lilën për audio-incizimin: Me koordinim, a pa koordinim?

- Advertisement -

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka sfiduar shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilën për përfshirjen e saj në një audio-incizim me Sllavko Simiqin, deputetin e Listës Serbe.

Musliu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, i ka pyetur deputetët e shumicës qeverisëse: “Me koordinim, a po koordinim?”.

Ajo ka thënë se seanca e jashtëzakonshme e së hënës duhet të ndërpritet pas publikimit të audio-inicizimit në të cilin Kusari-Lila e pranon se ka biseduar në telefon me Millan Radoiçiqin, politikanin e sanksionuar nga ShBA-ja.

“Unë mendoj se duhet me ndërpre seancën sot. E sot, duhet me dhanë llogari ‘a me koordinim a po koordinim? Se sot po del që me shumë koordinim. LVV-ja koordinohet me Listën Serbe kundër shtetit të Kosovës. Me Radoiçoiqin. Mos e ulni more kryet sot? Mos e ulni. A me koordinim a po koordinim po ju pyes? Se këtu po del që me koordinim keni dal kundër të gjithë atyre që kanë bërë diçka për këtë vend”, tha Musliu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit