6.8 C
New York
Monday, November 17, 2025

Buy now

Musliu: E rëndësishme është që sot e kemi një Konventë demokratike

- Advertisement -

Ndonëse e jashtëzakonshme, megjithatë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e quan demokratike Konventën e PDK-së ku pritet të votohet kryetari i ri, pasi Memeli Krasniqi me 12 nëntor veçse dha dorëheqje nga kjo pozitë, raporton Ekonomia Online.

“E rëndësishme është që sot e kemi një Konventë demokratike edhe pse është e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarit Memli Krasniqi. Uroj që Konventa të shkojë mbarë dhe ne edhe ju do të dalim të kënaqur pas mbarimit të kësaj Konvente”, tha ajo.

ÇITAKU NUK TREGON A KA KANDIDAT TJETËR PËR KRYETAR TË PDK-SË: PAS KËTIJ PROCESI PDK DO TË JETË EDHE MË E BASHKUAR

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku nuk ka bërë të ditur nëse ka tjetër kandidat për kryetar të këtij subjekti politik, përveç Bedri Hamzës, ndonëse edhe Enver Hoxhaj shprehi gatishmërinë për këtë post, raporton Ekonomia Online.

Ajo pak para se të fillojë edhe Konventa e PDK-së kur pritet të votohet për kryetarin e ri, meqenëse Memli Krasniqi ditë më parë dha edhe dorëheqje nga ky funksion, tha se PDK do të jetë edhe më e bashkuar dhe më e unifikuar për t\u përballur me zgjedhjet.

“PDK është parti me emrin e së cilës identifikohet procesi i shtendërtimit të Kosovës. Sot po hyjmë në një etapë të re, pas këtij procesi PDK do të jetë edhe më e bashkuar, edhe më e unifikuar për t’u përballur me zgjedhjet e përgjithshme që na presin. Fitoren nuk e shohim brenda llojit, fitoren e vërtetë e kemi pas zgjedhjeve parlamentare”, tha ajo duke mos bërë të ditur nëse ka kandidat tjetër përveç Bedri Hamzës për kryetar

Të ngjashme

Të fundit