23.2 C
New York
Thursday, May 8, 2025

Buy now

Musliu e kritikon LDK-në: Nuk po guxon me u ba as me Kurtin e as me PDK-në

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka dhënë qëndrimin e saj personal në lidhje me propozimin e LDK-së për qeveri të tranzicionit.

Para hyrjes në Kuvend, ajo ka thënë se LDK-së po i mungon guximi.

Ajo ka thënë se LDK-ja nuk po guxon as me u bë me VV-në e as me PDK-në.

“LDK-ja gjithmonë duke u frikësuar me marrë vendime e ka lanë Kosovën mbrapa. As nuk shtyhet e as nuk ngrehet thotë populli. Thjeshtë, ata as nuk po guxojmë me u ba me Albin Kurtin, as nuk po guxojnë me u ba me neve. Duhet me kanë një lider që tregon pjekuri dhe pozicionet kjart”, ka thënë Musliu.

Ajo ka bërë me dije se qëndrimin zyrtar për këtë çështje partia do të jap pas mbledhjes së Kryesisë.

Të ngjashme

Të fundit