Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka publikuar një reagim të ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për mungesë koordinimi politik dhe për vendime që, sipas saj, i kanë sjellë dëm Kosovës.
Duke hedhur pikëpyetje lidhur me lirimin e tij dhe deklaratat për mediet serbe, Musliu ka thënë se vetëm katër vjet pas çlirimit te Kosovës, Albini kishte zgjedhur të bashkëpunonte me Nenad Rikalon, sipas saj, për te ringjallur KAN-in, një lëvizje shqiptaro-serbe-ndërkombëtare, që siç ka thënë ajo në vitin 2005 e kishte shndërruar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Albin Kurti fjalët e para që i tha sapo shkeli tokën e Kosovës që tashmë ishte çliruar, ishin: ‘Ju nuk duhet të fokusoheni në lirimin tim, por në pasojat e këtij lirimi’. Një paralajmërim i mbështjellur me një shtresë patosi patriotik, por që në realitet përfaqësonte një ogur të keq për vendin. Ai vërtetë u lirua dhe askush nuk vuri kurrë në pikëpyetje se si erdhi deri të lirimi i tij. Askush nuk vuri në pikëpyetje sfilatat e tij para mediave serbe. Ai, jo vetëm që u la i qetë, por u mirëprit nga shqiptarë të vuajtur të cilët i gëzoheshin çdo te mbijetuari”, ka shkruar Musliu në “Facebook”.
Postimi i plotë:
RRUGËTIMI POLITIK I ALBIN KURTIT ME APO PA KOORDINIM?
Albin Kurti fjalët e para që i tha sapo shkeli tokën e Kosovës që tashmë ishte çliruar, ishin: “Ju nuk duhet te fokusoheni në lirimin tim, por në pasojat e këtij lirimi”.
Një paralajmërim i mbështjellur me nje shtresë patosi patriotik, por qe ne realitet përfaqesonte nje ogur të keq për vendin.
Ai vërtetë u lirua dhe askush nuk vuri kurrê në pikepyetje se si erdhi deri te lirimi i tij.
Askush nuk vuri në pikëpyetje sfilatat e tij para mediave serbe.
Ai, jo vetem qe u la i qetë, por u mirëprit nga shqiptarë të vuajtur tê cilët i gezoheshin çdo te mbijetuari.
Dhe vetëm katër vjet pas çlirimit te Kosovës, Albini zgjodhi të bashkëpunonte me Nenad Rikalon për te ringjallur KAN-in, nje levizje shqiptaro-serbe-ndërkombëtare, por që në vitin 2005 e shndërroi në Lëvizjen Vetëvendosje.
Me këtë lëvizje ai shënjestroi ëndërrat e nje kombi të etur per liri dhe dinjitet te cilat me pas i përdori per të denigruar çdo vlerë të po këtij kombi.
Vazhdoi mè pas me udhëtimin e tij natën nën batanije, udhëtim dhe takim ky i cili me apo pa qëllim vazhdon të heshtet e të mbetet enigmë.
Le te kujtojme shkurtimisht edhe fjalimin e tij lavdërues për Oliver Ivanoviçin.
Një performance katastrofike perballe viktimave shgiptare.
Në këtë rreshtim vijnë edhe Simiqi, Radojqiqi, Rashiqi, etj..
Marrveshjet e tij me Listën Serbe për te zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, për ta votuar presidenten aktuale janë fakte, por koordinimi me Radojçiqin për të kaluar ligje në dëm të veteranëve të UÇK-së do të mbetet e pakrahasueshme në poshtërsinë e vet. E kështu me radhe deri te mafia energjetike me Vuk Hamoviqin.
Albin Kurti, po ashtu në vazhdimësi ka deklaruar:
* Që nuk është kundër serbëve dhe se nuk do të jetë kurrë.
* Se déshiron “bashképunim mè tê fortë me komunitetin serb”, se ai eshte “kryeministri i tê gjithe gytetarëve”, pavarësisht nga etnia.
* Se Serbët kanë te drejta te barabarta gytetare sipas institucioneve të Kosovës.
E hipokrizia gëndron nê faktin se këto tê drejta te barabarta per tê gjithe nuk i garanton Albini, por Kushtetuta jonë te cilën ai nuk e respekton dhe për të cilat, kundershtarët e tij politik ai i akuzon për tradhti.
Për të njëjtat deklarata, marionetat e Albinit i quajnë tradhtarë edhe vet ata që e çliruan këtë vend.
Si opozitar ai ndërtoi një kauzë mbi rrezikun nga asociacioni i komunave duke akuzuar, në të njüjtin kontekst, Seribinë se po perpiqej të ndërtonte një “version të Republika Srpska” brenda Kosovës ne ndërkohë që si Kryeminister e pranoi marrëveshjen për vet menaxhim, thëne ndryshe autonomi tê serbëve ne Kosove. Thënë edhe më troç, “versionin e Republika Srpska” e bëri vet.
E hipokrizia qendron nè faktin se ai u ngrit duke akuzuar te tjerët per tradhti ne ndérkohe gë pranoi marreveshjen me te demshme politike qè nga perfundimi i luftës. E kjo hipokrizi merr përmasa tragjike kur fanatikët e tij na e shesin për një të arritur historike!
Por ne duhet te kemi te qartë që nëse këto deklarata e bejnë dike tradhtar, atehere sipas të njejtit standard edhe Albini eshte një super tradhtar. Sepse, standardi duhet të jetë universal.
Standardet e dyfishta sinjalizojne se interesi publik vjen i dyti pas interesit vetjak, por qytetarët e Kosovës meritojnë udhëheqës që u sherbejnë atyre, jo një qe i manipulon ata.
Në këto gjashtë vjet qeverisje Vetëvendosje arriti të kthej në normalitet klientelizmin, familjarizimin, shitblerjen e votave, shkatërrimin e institucioneve dhe tê marrédhënieve diplomatike, izolimin e Kosovës dhe sanksionet e BE-së, shkatërrimin e kompanive private, sulmin ndaj mediave të lira, sulmet ndaj sistemit te drejtësise, humbjen e mostrave ligjore, vjedhjen e rezervave shtetërore dhe rrymës, rritjen e pakontrolluar te çmimeve, tenderët njëburimor e shumë dukuri tjera të cilat në një shtet normal do duhej të perballeshin me drejtësinë.
Sot askush nuk i merr më për anormale dhe kjo është e vetmja e arritur e Albin Kurtit.
Njê e arritur tjetër e Albin Kurtit është eksodi i shgiptareve drejt Evropës. Mbi 250.000 shgiptar e kanë braktisur Kosovën e qeverisur nga Albin Kurti.
Kjo eshtë goditja më vdekjeprurëse ndaj një shteti te ri; Ikja e rinisë.
Tani, të gjendur para një situate, e cila e konfirmon se populli i Kosovës nuk eshtë edhe aq analfabet sa që mendojnë Albini dhe Dejona, ata e kanë acaruar diskursin publik.
Sot ata nuk vrasin mendjen fare per akuzat që bëjnë.
Ata nuk zgjedhin mjete për te mbajtur edhe pak pushtetin.
Ata ndezin frymën e urrejtjes nder shqiptarë, përpiqen të fusin përçarje midis qytetarëve qe jetojnë ne Kosovë dhe familjarëve te tyre qe jetojnë jashtë Kosove.
Të perballur me nje situatë që nuk mund ta kontrollojnë, ata nuk dinë për çfare flasin.
Sot ata portretizohen si viktima sepse supozohet se të gjithë po bashkohen kunder tij, por në realitet, Albin Kurti po kandidon në zgjedhje si pjesë e nje koalicioni me tre grupe te tjera politike. Kjo tregon se ai e ka nuhatur realitetin. Kjo shpjegon gjithashtu pse ata janë bërë kaq agresivë, kaq të çuditshëm, kaq të padenjë.
Dhe më 28 dhjetor, ata do të marrin përgjigjen nga një popull që ju besoi dhe u tradhtua, nga një popull gë lufton per mbijetesë, nga një popull gë nuk mund të blihet me pak para ne prag të fushatave zgjedhore dhe pastaj të gjunjezohet me çmime të papërballueshme.
Nga një popull gë nuk e pranon koordinimin për shkatërrimin e tij.
G.Musliu
01.12.2025






