Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se deputeti i LDK-së, Paris Guri u bullizua sot në Kuvend.
Sipas saj ishte një bullizëm kolektiv nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Mimoza Kusari e Fitore Pacolli.
Musliu, ka shkruar se Guri u tall dhe ofendua vetëm për shkak të emrit dhe moshës së tij.
Postimi i plotë:
Deputetet e Vetëvendosje si Bulizues Kolektiv, shembulli i Sotëm në Kuvend
Sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës u pa qartë se sa larg është gatshme të shkojë Vetëvendosje në bullizim kolektiv.
Deputeti i ri, Parisi, në vend që të inkurajohej dhe të mbështetej në hapat e parë të tij në Kuvend, u përball me një fushatë të organizuar talljeje dhe ofendimi, jo për përmbajtjen e fjalës së tij, por për emrin dhe moshën e tij.
Ky është një akt i dënueshëm në vetvete, por bëhet edhe më i shëmtuar nga fakti se në ballë të kësaj fushate bullizuese ishin tri gra: Mimoza Kusari, Donika Gërvalla dhe Fitore Pacolli.
Një veprim i tillë jo vetëm që shkel parimet bazë të etikës parlamentare, por dërgon edhe një mesazh të rrezikshëm për rininë e angazhuar në politikë, se në vend të inkurajimit, do të përballen me përbuzje e përqeshje.
Qasja e Vetëvendosjes ndaj një deputeti të ri është e frikshme dhe e papranueshme. Nëse një emër ose një moshë e re është arsye për t’u përbuzur në Kuvend, atëherë çfarë mesazhi u jepet të rinjve që duan të kontribuojnë për vendin?