7.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Musliu: Disponimi i qytetarëve për ndryshim është i jashtëzakonshëm

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës , Ganimete Musliu është shprehur e bindur se kjo parti do dalë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ajo ka thënë se fitoren e PDK-së e sheh të entuziazmi i qytetarëve që sipas saj, është i njëjti me atë të vitit 2007 kur kjo parti kishte fituar zgjedhjet.

“Është një entuziazëm i pa parë. Nga do që shkojmë janë mjaft optimist për ndryshimin qe do të bëhet. Disponimi është i jashtëzakonshëm, sikurse në 2007”, ka thënë Musliu në Tëvë1.

Ajo ka thënë se kandidati i kësaj partie për kryeministër ka kthyer shpresën se në Kosovë mund të jetohet.

Sipas saj kryeministri aktual Kurti në mënyrë protokollare pas 9 shkurtit do t’ia dorëzojë postin Hamzës.

“Bedri Hamza i ka dhënë shpirt gjithë Kosovës e ka kthy shpresën e ka kthy optimizim dhe e ka ringjall edhe një herë idenë se në Kosovë jetohet.

Është mirë që edhe gjashtë ditë ky njeri (Kurti) do ta dorëzojë në mënyrë protokollare detyrën te Bedri Hamza”, është shprehur Musliu.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit