16.1 C
New York
Monday, May 5, 2025

Buy now

Musliu: Albulena Haxhiu po jep shembullin më të keq të gruas shqiptare

“Po jep shembullin më të keq të gruas shqiptare”.

Kështu tha Ganimete Musliu, deputete e PDK-së referuar Albulena Haxhiut, dhe dështimit të saj të shtatë apo të tetë për t’u zgjedhur Kryetare e Kuvendit, dhe duke u mos u tërhequr nga kandidatura.

“PDK e ka qëndrimin e qartë, qoftë për PPF qoftë për Albulena Haxhiun. Më vjen keq shumë që Haxhiu nuk ka mësuar asgjë nga përvoja e saj në politikë. Prej gazit lotësjellës kam besuar që nuk do të lejojë të keqpërdoret. Po përdoret nga Kurti si armë kundër Kosovës. Po e jep shembullin më të keq për gruan shqiptare”, tha Musliu para gazetarëve.

Të ngjashme

Të fundit