24.4 C
New York
Saturday, August 9, 2025

Buy now

Musliu: Albin Kurti, 24 vjet kundër Kosovës

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, qe 24 vjet është duke punuar kundër Kosovës.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kurti që kur ka dalë nga burgu e ka kanalizuar energjinë e tiij, jo për forcimin e shtetësisë, por për minimin sistematik të saj.

Postimi i saj:

24 vjet kundër Kosovës

Për të luftuar me kaq këmbëngulje kundër shtetit tënd për më shumë se dy dekada, duhet të jesh deri në palcë i mbushur me urrejtje dhe çmenduri.

Që nga dita kur ka dalë nga burgu, Albin Kurti e ka kanalizuar energjinë e tiij, jo për forcimin e shtetësisë, por për minimin sistematik të saj.
Në vend që të angazhohet për shtetin që pretendon se e don, ka zgjedhur ta sfidojë, ta delegjitimojë dhe në fund ta nënshtrojë.
E gjithë kjo jo për ideal, por për kontroll.

Kosova nuk ka nevojë për një njeri që e sheh shtetin si një pronë personale, e demokracinë si një bezdi që pengon agjendat e tij.

Kosova nuk ka nevojë për një person që nuk duron debat, nuk duron opozitë, dhe nuk njeh asnjë kufi kur bëhet fjalë për pushtetin.

Kosova është më shumë se një miting. Më shumë se një parullë. Më shumë se një fjalim patetik.

Kosova nuk mund të mbetet peng i një njeriu që për mbi dy dekada nuk ka ditur tjetër veçse të përdor çdo mjet për të mohuar dhe për të bastarduar çdo të arritur dhe çdo gjë që e kemi të shenjtë.

Kosova nuk mund të mbetet peng i një përçarësi ekstremist që nuk njeh as komb as Zot.

Tani është koha për t’u indinjuar dhe për t’u ballafaquar.

Heshtja nuk është më opsion.
Për Liri e Demokraci!
Kundër Diktaturës!

Të ngjashme

Të fundit