32.5 C
New York
Sunday, June 29, 2025

Buy now

Musliu akuzon VV-në për diktaturë: Është koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar për tendencë instalimi të një sistemi monist dhe mosrespektim të kushtetutës, pas zhvillimeve të sotme me tension në parlament.

Ajo u bëri thirrje partive opozitare që të mos respektojnë më rregulloren e kuvendit dhe të rikthejnë debatin parlamentar, duke theksuar se ”ka ardhur koha për veprim politik për një Kosovë të lirë dhe demokratike”.

”Prej një qeverie që brenda katër vitesh procedon 11 ligje antikushtetuese, nuk pritet respektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
VV po mundohet të instalojë sistem monist. E meqenëse këta zhyllanat e VV-së nuk po e respektojnë kushtetutën e Kosovës, ka ardhë koha që partitë opozitare mos ta respektojnë rregullorën dhe ta kthejnë debatin në Kuvend.
Ka ardhë koha për veprim. Ka ardhë koha t’i japim Albinit, Dejonës dhe marionetave të tyre një leksion politik;Për Kosovën shtet të lirë, sovran dhe demokratik. #podemokracisë #jodiktaturës”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit