Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për presion ndaj punëtorëve të administratës dhe mediave, shkruan GE.
Musliu tha se administrata shtetërore është në terror të përditshëm.
“Lufta e pushtetit ndaj secilit qe don të qëndroje drejtë sot është e paprecedentë. Administrata shtetërore është në terror të përditshëm nga një qeveria e paaftë për të qeverisur. Nga një qeveri që diferencimin rajonal e politik e ka bazë të veprimtarisë së saj. Nga një qeveri që për dy vjet e gjysmë qeverisje e nuk e ka shënuar asnjë sukses. Nga një qeveri që ka izoluar vendin në agjendën ndërkombëtare. Nga një qeveri që propagandën e ka shujtë për mëngjes, drekë e darkë. Nga një qeveri inatçore dhe mashtruese”, ka thënë ajo.
Musliu i bëri thirrje qeverisë që siç tha ajo “ta ndalë dhunën dhe presionin ndaj punëtoreve të administratës dhe mediave”.