Deputetja, njëherit Mbikëqyrësja e Komisionit Mbikëqyrës për AKI-në, Ganimete Musliu ka demantuar informacionet se AKI është e përfshirë në lajmin skandaloz e publikuar nga telvizioni publik, RTK.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që Prokuroria të intervistojë Mirlind Gërvallën, dhe të zbardhet rasti pasi sipas saj po rrezikohet edhe siguria nacionale
Reagimi i plotë:
Pas interesimit të madh të mediave dhe në pamundësi që ti përgjigjem secilit medium veç e veç po jap sqarim lidhur me deklaratat dhe shkrimet se AKI është e përfshirë në skandalin e RTK-së.
Të nderuara Media,
Të dashur qytetarë
Si kryetare e Komosionit Parlamentar për Mbikqyrjen e AKI-së, pas daljes në publik të pretendimeve se AKI është e përfshirë në skandalin e RTK-së në sulmin ndaj mediave Nacionale dhe Pereskop, sot kam komunikuar me Drejtorin Petrit Ajeti për tu informuar për vërtetësinë e lajmeve lidhur me përfshirjen e AKI-së në këtë skandal.
Në bazë të përgjigjejes zyrtare të Drejtorit Ajeti, deklaroj se AKI nuk është e përfshirë dhe nuk ka të bëjë me këtë rast.
Si kryetare e Komisionit Mbikqyrës Parlamentar ftoj Prokurorinë Speciale të intervistoj Drejtorin e RTK 1, Rilind Gërvallën dhe të zbardhë këtë rast, përndryshe kjo çështje po e dëmton jo vetëm reputacionin e AKI-së, por indirekt edhe sigurinë nacionale!