Florent Muslija ka vazhduar me paraqitje të mira në Bundesliga 2 të Gjermanisë.
Të premten mbrëma, reprezentuesi i Kosovësi i shënoi dy gola në fitoren 3:1 të Paderbornit ndaj Schalkes.
Ndeshja i takoi xhiros së tetë të kategorisë së dytë gjermane.
Muslija konkretizoi penallti në minutën e 53-të për 2:0.
Shënoi më pas për 3:0 në minutën e 76-të.
25-vjeçari i ka katër gola në tetë paraqitje të këtij edicioni.
Edicionin e kaluar i realizoi dhjetë gola e gjashtë asistime në 33 paraqitje.
Visar Musliu luajti prej minutës së 86-të për Paderbornin. Paderborni është i teti me 11 pikë.