5.1 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Musk lavdëron Trump, miliarderi intervistë dy orë në X me kandidatin për president: Ju jeni rruga e duhur për ShBA

- Advertisement -

Musk, tashmë një republikan i zëshëm, fajësoi për vështirësitë një sulm kibernetik që mohoi shërbimin, por pretendimi i tij nuk mund të verifikohej. Intervista u ndoq në kohë reale nga 1.3 milionë njerëz.

Ajo nisi me Musk që lavdëroi Trump për trimërinë e tij gjatë atentatit muajin e kaluar. “Unë mendoj se ju jeni rruga e duhur,” i tha Musk Trumpit në përfundim të intervistës.

Ndërkohë që përgjatë bisedës kandidati republikan T rump i tha Musk se SHBA do të kenë dëbimin më të madh të emigrantëve në histori nëse ai bëhet president në nëntor. Gjithashtu u shpreh se dëshiron të ndërtojë një sistem mbrojtës me kube të hekurta për të mbrojtur vendin nga kërcënimet e huaja.

Biseda me manjatin e teknologjisë i ofroi Trumpit shansin ideal për të tërhequr vëmendjen nga rivalja e tij demokrate, zëvendëspresidentja Kamala Harris, e cila dominon mbi të në sondazhet e fundit të mediave amerikane.

Trump u ndal gjatë e gjerë edhe te Kamala Harris, duke e cilësuar atë si “të shkallës së tretë”, “të paaftë” dhe “një të çmendur të majtë radikale”. Por më pas ai lavdëroi pamjen e saj, duke e cilësuar si aktorja më e bukur që ka jetuar ndonjëherë.

Pas intervistës, emaile nga fushata e Harris u shpërndanë me shpejtësi, duke sulmuar transmetimin e drejtpëdrejtë Musk-Trump.
Pasi përfundimit të bisedës, Musk në një postim në të njëjtën platformë, X, ftoi zv. Presidenten Harris për t’iu bashkuar në një intervistë të ngjashme.

Ndonëse një kritik i automjeteve elektrike, Trump duket se ka ndërruar mendje që kur Musk, pronar i kompanisë Tesla, nisi ta mbështesë publikisht atë. Ish presidenti i përshkroi makinat elektrike të prodhuara nga Tesla si “të pabesueshme”.

Trump shprehu vlerësimet për presidentin rus Vladimir Putin, presidentin kinez Xi Jinping dhe udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Të njëjtin mendim me të ndan edhe Elon Musk.

Donald Trump në këtë mënyrë rikthehet me postime në X pas 3 vitesh. Pas sulmit ne Capitol me 6 janar 2021, u shtuan shqetësimet se ai mund të nxiste dhunë në rrjete sociale, por ishte Elon Musk ai që i riktheu Trumpit llogarinë me 89 milionë ndjekës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit