Elon Musk ka ka njoftuar vendimin e tij për t’u larguar nga administrata e Donald Trump.
Në një postim në platformën e tij të mediave sociale X, njeriu më i pasur në botë falënderoi Trump për mundësinë për të ndihmuar në drejtimin e Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, i njohur si Doge. Roli i tij ishte i përkohshëm dhe largimi i tij nuk është i papritur, megjithatë DOGE pritet te vazhdoje punën.
Manjati i teknologjisë ishte caktuar si një “punonjës i posaçëm qeveritar”, që i lejtonte atij të punonte një punë federale për 130 ditë çdo vit.
Duke u bazuar në inaugurimin e Trump më 20 janar, ai do ta arrinte këtë limit drejt fundit të majit.
Musk, i cili ishte përplasur privatisht me disa zyrtarë të kabinetit të Trump, fillimisht u zotua të shkurtonte të paktën 2 trilionë dollarë nga buxheti i qeverisë federale, përpara se ta përgjysmonte këtë objektiv dhe më pas ta zvogëlonte atë në 150 miliardë dollarë.
Rreth 260,000 nga 2.3 milionë fuqi punëtore civile federale kanë humbur vendet e tyre të punës ose kanë pranuar marrëveshje shkurtimi si rezultat i punës së DOGE.
Musk njoftoi në fund të prillit se do të tërhiqej për të drejtuar përsëri kompanitë e tij. Koha e Musk në qeveri përkoi me një rënie të ndjeshme të shitjeve në kompaninë e tij të makinave elektrike Tesla.
Shitjet e Teslës ranë me 13% në tre muajt e parë të këtij viti, rënia më e madhe në historinë e saj.