Mesfushori i Bayern Munichut, Jamal Musiala, i cili e theu këmbën e majtë, ka dëmtuar edhe disa ligamente.
Sipas mediumit gjerman Bild, Musiala pritet t’i mungojë Bayernit prej katër deri në pesë muaj.
Ai u lëndua pas një ndërhyrje të portierit të PSG-së, Gianluigi Donnarumma, një minutë para fundit të pjesës së parë.
Për ndërhyrjen, Donnarummës i ka reaguar portieri i Bayernit, Manuel Neuer, duke thënë se ajo ishte krejt e panevojshme.