Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se ftesa e Albin Kurtit si kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit i ka dërguar ftesë kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës [LDK] me arsyejen që të mos ketë një koalicion të përbashkët për krijimin e institucioneve të vendit.
Mushkolaj në “Debat Plus” deklaroi se përmbajtja e ftesës së Albin Kurtit ndaj kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut është e paqartë dhe se nuk dihet saktë për çka po e fton në takim. Ai tha se kjio ftesë është e “çuditshme” nga ana e Kurtit si kryeministër.
“ Është e paqartë se për çka po e fton kreu i VV-së, atë të LDK-së. Për shkak mënyra e ndërtimit dhe shkrimit të kësaj ftese, se për çka po e fton. Nuk ka diçka konkrete. Kreu i kuvendit I ka ftuar partitë politike për shkak të mbajtjes së seancës konstituive. Kjo letër, ska kurrfarë logjike ti dërgohet vetëm Lumir Abdixhikut e ti thuhet që poi u thërras me konsultu për kuvendin dhe krijimin e qeverisjes. Pse duhet me u konsultu me Lumir Abdixhikut. Letrat e tilla dërgohen me logjiken për krijimin e qeverisjes. Kjo letër nuk është ftesë rreth një partneritet të mundshëm qeverisës, të paktën përmbajtja nuk na je si të tillë. Letra e shkruar qoftë si kreu I VV-së apo edhe kryeministër i Kosovës është e çuditshme.
Abdixhiku shkon në takim dhe ka me I përsërit qëndrimet e LDK-së deri më tani. Kjo letër është strategji e Kurtit, vjen një ditë pasi Këshilli I Sigurisë ka mbajtur një takim ka deklaruar se Radoiçiqi po ndikon në formimin e krijimit të qeverisjes së re, dhe po I shantazhon komunitetet joserbe. Pas një dite kur tha se Beogradi po I minon krijimin e institucioneve të reja, dhe po I shantazhon komunitete joserbe, Kurti dërgon një letër Abdixhikut. Zhvillim interesant strategjik për Kurtin, për të ftuar Abdixhikun në takim”, ka deklaruar Mushkolaj.