Analisti politik Imer Mushkolaj ka hedhur kritika të ashpëra në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai në “Debat Plus”, tha se VV-ja në emër të çkapjes, është duke e kapur RTK-në.
Mushkolaj the se drejtor në RTK është Rilind Gërvalla i cili sipas tij është anëtar i VV-së.
“VV në emër të ckapjes e kap RTK-në, mediumin e vetëm publik që qytetarët e Kosovës japin miliona. Nëpërmes parave tona pushteti vendos t’I sulmojë mediat. Drejtori I RTK-së është anëtar I VV-së. Ideja që një anëtar i VV-së është drejtor i RTK-së, mendoj që është rrugë për ta kapur RTK-në”, tha ai.
Sipas Mushkolajt, njerëzit e RTK-së, janë kthyer në vegla të VV-së.