-3.5 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Mushkolaj: Shqetësuese dhe problematike deklarata e Gërvallës për Gani Jakupin

- Advertisement -

Analisti Imer Mushkolaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se deklarata e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, se Gani Jakupi nuk e ka pagën shtatë mijë e 500 euro është shqetësuese dhe problematike.

“Për mua është shumë shqetësuese që znj.ministre përpiqet me qitë me tjetër rrafsh një kontratë që është jotransparente, e cila është bërë me një person për 12 muaj me shumën 90 mijë euro, plus shpenzimemt. Është shumë problematike”, ka thënë Mushkolaj.

“Znj.ministre dhe Ministria e saj nuk njihen për transparencë…Këta nuk i ofrojnë qasje mediave”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka thënë se kontrata është publikuar dhe se tashmë dihet se vlera e saj është 90 mijë euro, duke shtuar kështu se ministrja ka gënjyer publikisht lidhur me këtë çështje.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se Gani Jakupi nuk paguhet shtatë mijë e 500 euro në muaj ashtu siç është raportuar në media.

Gërvalla ka thënë se “për t’i mëshuar dikujt tjetër, ekspozohen në publik njerëz që nuk i kanë bërë asnjë të keqe këtij vendi”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit