Analisti Imer Mushkolaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se merita për liberalzimin e vizave për vendin u takon edhe qeverive të kalauara sepse sipas tij, është punuar shumë në këtë drejtim.
“Sa i përket çështjes që Serbia nuk po e pranon marrëveshjen, në fakt e kemi një letre të kryeministres që e ka dërguar në Brukse, ku flet për qasjen e Serbisë karshi mos-pranimit të marrëveshjes me Kosovën…Unë mendoj që kur vjen puna për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Serbia nuk është ajo që mund ta ndalojë ose ta refuzojë por mund të ndikojë për keq”, ka thënë Mushkolaj.
“Derisa ajo kohë vjen, mendoj që ka rrugë për t’u bërë. Nuk po flas për anëtarëimin në OKB, e kemi më së afërti shpresën që mund të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës, kjo është më e afërta”, ka thënë analisti.
Analisti është shprehur se për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Kosovës mund të del problem mos-zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.