25.3 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Mushkolaj: Qytetarët e Prishtinës janë ngopur me projekte megalomane

- Advertisement -

Analisti Ymer Mushkolaj, në një paraqitje publike, ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj premtimeve të pambajtura gjatë qeverisjes së fundit katërvjeçare në Prishtinë. Ai u shpreh se qytetarët janë të lodhur nga projektet e mëdha që mbesin vetëm në letër.

“Për qytetarët e Prishtinës është e rëndësishme që gjatë fushatës t’u tregohet vërtet se çka synohet të bëhet. Jemi ngopë me projekte megalomane që duken mirë në dizajne, që duken mirë në fotografi. Jemi ngopë, sinqerisht”, tha Mushkolaj.

Ai theksoi se premtimet e bëra në mandatin e kaluar janë zhgënjyese dhe se përgjegjësitë po relativizohen përmes retorikës politike.

“Nëse flasim për mandatin e 4-vjeçarit të fundit dhe i shohim premtimet, për besë është zhgënjyese çka është arritë, ose çka është dashtë me u arritë e nuk është arritë. E tash prapë kthehemi te ai polarizimi politik: ‘jo punë kam dashtë, po s’më kanë lanë me i m’rri’, ‘jo na s’e kemi pengu, po ky s’ka punu’, e kështu me radhë. Njëfarë ping-pongu, ku viktimë është qytetari i Prishtinës”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit