3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Mushkolaj: Qasja e Qeverisë së Kosovës ndaj Policisë është denigruese

- Advertisement -

Analisti politik, Imer Mushkolaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, në lidhje se si po trajtohet Policia e Kosovës.

Mushkolaj në “Debat Plus”, tha se Qeveria aktuale e ka përgjegjësinë e plotë të merret me kushtet e Policisë.

Sipas Mushkolajt qasja e Qeverisë është denigruese karshi këtij institucioni.

“Qeveria aktuale e ka përgjegjësinë kryesore të merret me policinë, qasja e saj është denigruese për policinë. Nuk mundesh të dalësh t’i vizitosh policinë, të postosh në FB fotografi, e kur vjen puna me vendos, nuk merr asnjë vendim që e përmirëson pozitën e djemve e vajzave që shërbejnë dhe japin kontribut”, tha ai.

Mushkolaj tha se Policisë i nevojiten paga më të mira, sigurim shëndetësor e shtesa për rrezikshmëri.

“S’po flasim vetëm për shpërblim, kemi probleme sistematike, që pushteti dhe të kaluarit e kanë pasur karshi policisë… Po flasim për çështje më të rëndësishme, për paga, sigurim shëndetësor, për shtesa të rrezikshmërisë”, tha ai.

Tutje ai e kritikoi edhe vendimin e Presidentes Vjosa Osmani e cila i ftoi pjesëtarët e Policisë në “Darkën e Lamës”.

“Simbolikat koti, po e shtrojmë darkën e Lamës në kampin e policisë, nuk qojnë peshë. Qon peshë përmirësimi i kushteve të punës. Punë e madhe nëse thirren në darkën e Lamës. Na mbytën simbolikat, për simbolika jemi në vend të parë. Neve na nevojiten vendime…”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit