Analisti Imer Mushkolaj, ka thënë se ndryshimet e politikanëve i sheh në vendimet që ata i marrin.
Sipas tij, nëse marrëveshja për energji Kosovë-Serbi, atëherë paska qenë e dëmshme, nuk mund të jetë e mirë as tani kur nuk është ndërruar asnjë presje.
“Nuk mundet para 5 vjetëve, të jetë e keqe, e më vonë të jetë e mirë”, ka thënë Mushkolaj.
Sipas tij, efekti pozitiv i kësaj marrëveshjeje është që qytetarët serbë në veri do të paguajnë energjinë elektrike.
Ndërsa efekti negativ, sipas tij mbetet të shihet kur të bëhet zbatimi i kësaj marrëveshjeje.
Sipas tij, ndryshimi i qëndrimeve të Kurtit ka qenë i dukshëm, sepse në premtimet që i ka dhënë me pompozitet, tashmë janë shkrirë.
“Duke pasur parasysh këto specifika, ndryshimi i qëndrimeve ishte i dukshëm, vendimet që i kanë dhënë me pompozitet, ato janë shkrirë, nuk ekzistojnë, as në diskursin politik, as në programin qeveritar”, ka shtuar ai.